nishaniiPër herë të dytë me rradhë, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, mikpret në një ceremoni të veçantë festën amerikane të falenderimeve, e cila po kthehet edhe në një traditë shqiptare.

Kreu i shtetit theksoi në fjalën e tij përshëndetëse për të pranishmit – mes të cilëve edhe fëmijë të familjeve të ngujuara nga gjakmarrja dhe ushtrakë pjesëmarrës në misionet paqeruajtëse – vlerën e rëndësishme që ka për ne shqiptarët marrëdhënia mjaft e veçantë mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Ndërsa ambasadori amerikan në Tiranë, teksa falenderoi Presidentin për ftesën për të zhvilluar këtë ceremoni, dha urimin e tij për kremtimin e festës së pavarësisë.

Festa e falenderimeve – prej shekujsh tradicionalisht amerikane e kanadeze, kremtohet çdo vit të enjten e fundit të muajit nëntor në gjirin e familjes dhe në shënjë simbolike në tryezë mbizotëron gjeli i detit. Ajo çel edhe periudhën e festive të fundvitit.

Tv Klan