Organizatorët kërkojnë që këngëtarët të paraqiten live në konkurim

Artistë nga 41 vende të botës duhet të paraqiten drejtpërdrejt në Konkurimin e Këngës në Eurovizion të këtij viti në Hollandë, sipas planeve të përcaktuara nga organizatorët e evenimentit.

Mbikëqyrësi Ekzekutiv Martin Osterdahl në një intervitë për  BBC u shpreh se është “e nevojshme” që pjesëmarrësit të udhëtonin në Roterdam.

“Ky nuk është një udhëtim me pushime, kjo është në të vërtetë punë që duhet bërë”, tha ai, duke shtuar se ende nuk ishte marrë një vendim për një audiencë të mundshme të drejtpërdrejtë.

Eventi i vitit të kaluar u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndërkohë konkursi do të mbahet në Roterdam në Maj të këtij viti. Këngëtari Hollandez Duncan Laurence fitoi Eurovizionin në 2019 me këngën Arcade.

Sa i përket audiencës  në sallë Z. Osterdahl tha se nuk ishte vendosur ende, por që organizatorët shpresonin për “konkursin më normal të muzikës në Eurovision që munden”.”Shpresojmë të kemi një audiencë, kjo bën një ndryshim të madh në atmosferën e eventit nëse kemi disa njerëz të pranishëm.”tha ndër të tjera Osterdahl.

Prezantuesit e Eurovision si Graham Norton, i cili komenton për mbulimin e BBC në Mbreterine e Bashkuar, do të transmetojë nga kabinat e komenteve sipas planit.

Klan News