Disa nga banorët e fshatit Mbrostar protestuan ditën e sotme për bllokimin e rrugës nga By Pass  i Fierit. Ata thonë se me zbatimin e projektit izolohen totalisht dhe nuk mund të kryejnë asnjë lëvizje për punët e përditshme.

36 familje në fshatin Mbrostar të Bashkisë së Fierit u ngritën në protestë. Rruga që përshkon lagjen e tyre dhe lidhet me rrugën nacionale rrezikon të bllokohet.

Ata u mblodhën në vendin ku Bypass-i i Fierit izolon plotësisht rrugën e tyre gati 100 vjeçare me aksin kryesor Lushnje-Fier. Disa prej banorëve thonë se nuk lëvizin dot për të kryer punët e përditshme.

Në mbështetje të tyre ishte edhe kryetari i PD, dega Fier, Luan Baçi. Aktualisht vazhdojnë punimet për Bypass-in e Fierit tek ura e mbikalimit në fshatin Mbrostar./abcnews.al