Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, Alket  Velaj, 23 – vjeç, banues në fshatin Varibob, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën  e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në Shtator të vitit 2015, në fshatin Varibob të Fierit, për motive të dobëta, kanë plagosur me mjete të forta shtetasin F.L, 38 – vjeç, banues në fshatin Varibob./tvklan.al