Liqeni i Fierzës është në kuotën e tij maksimale. E pazakontë për një fund Qershori. Në këtë periudhë, një vit më parë arriti në pikën kritike, 274 metra mbi nivelin e detit ku diskutohej edhe prodhimi i energjisë.

Prej katër muajsh ka qëndruar në 296 metra, me luhatje të pandjeshme plus-minus 50 centimetra. Veç pamjes së rrallë që i ka dhënë zonës përreth Kukësit, ka qenë një nder periudhat me optimale për Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

Rezervat e bollshme hidrike kanë lejuar Fierzën, por edhe dy HEC-et e tjera të kaskadës, Komanin dhe Vaun e Dejës të punojnë me kapacitet të plotë. Prurjet e fundit janë pak më shumë se 850 metër kub ujë në sekondë, të mjaftueshme për të ruajtur balancën mes sasisë së ujit që del nga katër turbinat që prodhojnë energji elektrike dhe sasisë së prurjeve që shkarkohen në liqenin e Fierzës.

Tv Klan