Shqipëria ka humbur 4 vende në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë zbritën në pozicionin e 66. Rankimi i publikuar nga organizmi botëror i futbollit tregon se kombëtarja shqiptare humbi pozicionin e 62 për shkak të disfatës së pësuar në Islandë por edhe për ngritjen e kombëtareve të tjera me koeficient të përafërt.

Në krahasim me renditjen e një muaji më parë, ka regjistruar në rekord kombëtarja e Kosovës. Ekipi i drejtuar nga Challandes është ngjitur 6 vende.

Suksesi i Kosovës erdhi pas barazimit me Malin e Zi dhe fitores me Bullgarinë. Tashmë kjo përfaqësuese gjendet në pozicionin e 121 të renditjes. Ky është pozicioni më i lartë në të cilën është renditur ndonjëherë Kosova.

Tv Klan