Këngëtarja e njohur Fifi ka publikuar një video në Instagram, ku ka alarmuar dhe merakosur gjithë fansat e saj. Ajo shfaqet e shtrirë në një krevat spitali dhe mban një maskë oksigjeni. Ajo dukej shumë e lodhur fizikisht dhe jo në gjendje të mirë.

Në mbishkrimin e fotos këngëtarja shkruan: “Dua zërin tim mbrapsht, dua të marr frymë”.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me Fifin dhe nëse do japë ndonjë shpjegim në lidhje me gjendjen e saj. /tvklan.al