Rruga që lidh Fierin me plazhin e Semanit shumë shpejt do të jetë brenda standardeve. Investimi që po kryhet nga gazsjellësi Trans-Adriatik, u inspektua nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, i cili vuri në dukje se ky nuk është i vetmi investim për këtë zonë.

“Kjo ishte përtej investimeve të planifikuara. Nga ana tjetër, dua të theksoj se në këtë zonë është investuar në shumë rrugë akse që kompania TAP ka bërë për gjithë zonën e Semanit. Realisht, infrastruktura është përmirësuar goxha. Ne po punojmë me kompaninë edhe për një investim tjetër të mundshëm në një nga nënstacionet elektrike përfshirë dhe linjën 35 kilovolt e cila furnizon hidrovorin por përmirëson dhe furnizimin me energji elektrike”.

Këto investime janë pjesë e paketës së negociuar me shoqërinë TAP e cila shprehur gatishmërinë edhe zgjidhjen e shume problematikave sociale të kësaj zone.

Tv Klan