Fansat kanë deklaruar se filmi është tallës e fyes dhe bullizon njerëzit që janë të diagnostikuar me autizëm

“Music”, filmi me regji nga këngëtarja e famshme Sia vijon të marrë kritika për mënyrën e ndërtimit të subjektit.

Projekti kinamtografik vendos në qendër të historisë një adoleshente, Maddie Ziegler, e cila është e diagnostikuar me autizëm. Për të kujdeset e motra e quajtur Zu e cila luhet nga aktorja e famshme Kate Hudson dhe dhe miku i saj, Ebo.

Maddie njëherazi kërcimtare, aktore dhe modele amerikane, fitoi famë ndërkombëtare pas pjesëmarrjes në këngët e Sia-s, “Chandelier” dhe “Elastic Heart”.

Por në të vërtetë Maddie nuk është autike dhe ky fakt ka nxitur fansat që të kritikojnë në rrjete sociale. “Është një turp kaq i madh. Unë kam qenë adhurues i punës suaj ndër vite, kështu që kjo është me të vërtetë zhgënjyese, shkruajti një fans i Sia-s në YouTube.

Kritikët e filmave gjithashtu e kanë cilësuar filmin si shumë fyes duke nxjerr në pah vështirësitë e personave me nevoja të veçanta dhe në një farë mënyre duket sikur këngëtarja me këtë film i bullizon ata.

Nëpër komente online, njerëz të shumtë shkruajnë se filmi nuk mund të shihet dhe mbi të gjitha është i dëmshëm.

Përpos kritikave, njerëzit kanë hapur një peticion online ku kërkojnë edhe heqjen e nominimeve nga “Golden Globes”.

Music u nominua për “Filmin më të mirë” ndërsa Kate Hudson u nominua për “Aktoren më të mirë në film”. Peticioni është firmosuar nga më shumë se 54,000 njerëz.

Klan News