Shqipëria mund Danimarkën në kualifikueset e Europianit

Kombëtarja e futbollit të sallës mori revanshin ndaj Danimarkës pas humbjes të pësuar të mërkurën. Shqipëria fitoi me rezultatin 3-2 sfidën e luajtur në Tiranë për fazën kualifikuese në grupe të Euro 2022.

Danezët na kishim mundur me rezultatin 3-1 një ditë më parë po në sallën “Feti Borova”, një zgjedhje e bërë për shkak të masave anti-Covid për të shmangur udhëtimet.

Kuqezinjtë u treguan më konkretë para portës. Selmanaj dhe kapiteni Halimi  me golat e tyre e çuan në avantazh 2-0 në pushim. Në pjesën e dytë ishte sërish Selmanaj që shënoi për Shqipërinë.

Gola e Falck e Hansen nuk sollën përmbysjen dhe ndeshja u mbyll me suksesin 3 – 2 të Kuqezinjve. Shqipëria pas 4 takimesh në këto kualifikuese të futbollit të sallës ka marrë 3 pikë. Ndeshjet e fundit do të luhen në muajin prill në shtëpi ndaj Kroacisë dhe në transfertë me Ukrainën.

Tv Klan