Fitorja dhe loja e zhvilluar në Izrael ka marrë vlerësimet e atyre që dikur kanë veshur fanellën e Kombëtares. Klodian Duro veçoi rreshtimin në fushë, pa harrur këto golat e Armando Sadikut.

“E mirëmenduar taktikisht, 4-2-3-1 një skemë që na dërgoi edhe në Europian. Unë mendoj që edhe golat e shënuar në pjesën e parë nga Sadiku i dhanë më shumë motiv për ta mbyllur me sukses këtë ndeshje”. 

Hamdi Salihi thotë se pa një skuadër të motivuar dhe të përqendruar në fushë.

“Ndeshja për mendimin tij mund të quhet prefekte, pasi u realizuan të gjitha, mbajtja e topit, golat, mosvënia në vështirësi e portierit tonë. Besoj se kjo ishte forca reale e ekipit. Demonstroi që kur ka mobilizim dhe përqendrimin që duhet, mund të bëjë gjëra të mira.

Paraqitjet para sfidës me Izraelin hapën diskutimet nëse Gianni De Biasi duhet të rinovojë. Gazetari Fatmir Mëneri e vlerëson si fat, nëse trajneri qëndron me kushtet aktuale.

“Përgjithësisht ne duhet t’ia dimë për nder trajnerit italian, ka ditur të ndërtojë një grup të mirë. Nuk do të ishte asnjë lloj çudie, varet edhe nga parametrat financiarë, por në të njëjtat parametra do ta konsideroja fat nëse do të vazhdojmë me De Biasin”.

Në konferencën para sfidës me Izraelin pyetjes nëse e mendon rinovimin, De Biazi iu përgjigj shkurt jo. Ai mori drejtimin e ekipit në fund të vitit 2011, duke e kualifikuar për herë të parë Shqipërinë në fazën finale të një Europiani.

Tv Klan