Flamur Haka u shpall i pafajshëm për vrasjen e ndodhur në gusht të dy viteve më parë pranë lokalit Piaza në tiranë. Kryetari i trupit gjykues të çështjes Gjin Gjoni vendosi ta dënoj të akuzuarin nga Nikla e Krujës me pesë vite burg, por jo për vrasje.

Haka e mori këtë dënim për akuzën vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Po për këtë vepër babai i tij Abaz Haka u ndëshkua me gjobë prej 100 mijë lekësh të reja. Në seancat e kaluara prokurori i dosjes Blerim Tominaj kërkoi dënimin e flamur hakës me 22 vjet burg për të treja veprat penale.

Sipas akuzës haka ka vrarë në 16 gusht ë vitit 2000 të riun po nga Kruja, Sul Dema në mesë të Tiranës për çështje gjakmarrje.

Avokati mbrojtës i Hakës tha gjatë mbrojtjes se klienti i tij nuk mund ta kishte kryer vrasjen pasi nuk dinte ta përdorte armën e zjarrit. Gjë që vërtetohej sipas tij me faktin se Haka ishte vetëplagosur në këmbë pak kohë më parë.

Ndërkohë një pjesë e dëshmitarëve, familjarë të viktimës që dhanë shpjegime gjatë këtij procesi gjyqësor, treguan se vetë Abaz Haka kishte dërguar fjalë pas vrasjes se viktima ishte vrarë prej tyre. Por gjykata është shprehur se kjo vepër nuk është provua nga organi i akuzës./tvklan.al