Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar dhënien e 36 milionë eurove për Shqipërinë, pas përfundimit të rishikimit të performancës ekonomike të vendit. Njoftimi është bërë nga FMN.

Në shkurt të vitit 2014, FMN miratoi një paketë mbështetje për Shqipërinë, me një shumën prej 370 milionë euro.

FMN-ja vuri në dukje se rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë është duke u forcuar, pasi ajo po mbështetet nga investimet që kanë të bëjnë me energjinë dhe një rimëkëmbje graduale e kërkesës së brendshme.

Sipas FMN-së autoritetet shqiptare duhet të vazhdojë të përqendrohen në rregullim fiskal dhe lehtësimit monetar. /tvklan.al