Pesë persona janë prangosur në qarkun e Lezhës në kuadër të punës së policisë “forca e ligjit në territor” për kapjen e personave të kërkuar, atyre me rrezikshmëri dhe për armëmbajtje pa leje.

Kështu, u arrestua dy persona të cilët u kapën me drogë dhe armë.

Në pranga u vu Arjan Lleshaj 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë e tipit “Blow Mini” dhe një sasi e vogël kanabisi. Gjithashtu u arrestuar Florenc Sefgjini 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet një dorezë hekuri pa leje.

Ndërkohë, u arrestuan edhe 3 persona të tjerë që kanë qenë të shpallur në kërkim.

U ndalua Fatmir Çupi 32 vjeç pasi Gjykata e Apelit ka rrëzuar lirimin me kusht duke e rikthyer në burg për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit 1 vit e 11 ditë për veprat penale ” Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimes” dhe ” Prodhim e mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe municionit” . Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur  në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas.

Po kështu u ndalua Arben Turku 41 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar  për veprën penale ” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe Besnik Selmani 52 vjeç, pasi ka masë sigurie arrest me burg në mungesë për kultivim të bimëve narkotike.

/tvklan.al