Një aplikim për punë i bashkëthemeluesit të Apple, Steve Jobs, pritet të shitet në ankand për 50 mijë dollarë.

Dokumenti është i vitit 1973, tre vjet përpara se Jobs të ngrinte themelet e kompanisë që do të bënte revolucion teknologjik.

Aplikimi për punë i Jobs tregon ambicien e tij për të punuar në teknologji dhe në design dhe shënoi përgjigjen “Po”, tek pyetja a kuptoni nga kompjuterat.

Një tjetër detaj që bën të veçantë formularin e aplikimit janë gabimet e shumta në drejtshkrim të asokohe 18-vjeçarit Jobs.

Steve Jobs vdiq në vitin 2001, në moshën 56-vjeçare, i diagnostikuar me kancer.

Në ankandin që do të zhvillohet nga data 8 deri më 15 Mars, krahas kërkesë për punë të Steve Jobs, do të dalin edhe dy sende të tjera personale të gjeniut të Apple.

Në ankand do të dalë edhe një kartë me shenjat e gishtave të Jimi Hendrix pas arrestimit të tij për drogë në vitin 1969, si edhe një letër dashurie e Amy Winehouse drejtuar bashkëshortit të saj Blake Fielder-Sivil.

Tv Klan