Një 39 – vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Siena të Italisë. Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Klodi Serra.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:26 minuta në kilometrin e 21 të autostradës Siena – Bettolle.

39 – vjeçari mësohet se ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte, një “Renault Kangoo”. Për motive ende të paqarta Serra ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me barrierat e autostradës.

Serra jetonte në Castiglion del Lago dhe punonte si shofer kamioni në një kompani. /tvklan.al