Këto fotografi japin pamjet nga brenda banesës së dy vëllezërve terroristë, aty ku edhe komplotuan së bashku për të hedhur veten në erë në aeroportin e Brukselit dhe në stacionin e metrosë së qytetit.

Banesa e rrënuar në Schaerbeek është përdorur nga vëllezërit Khalid dhe Ibrahim El Bakraoui dhe kamikazi tjetër Najim Laachraoui, të cilët vranë 31 persona me eksplozivin që ata mbanin me vete, të martën në mëngjes.

Imazhet janë fiksuar kur policia kreu një seri bastisjesh anti – terroriste në zonën e Schaerbeek. Edhe në pamje duket dera e shkatërruar nga oficerët e policisë të cilët kanë hyrë brenda banesës.

Ata thanë se zbuluan një bombë të paaktivizuar, një flamur të ISIS dhe disa produkte kimike të cilat u përdorën për të bërë eksplozivë. Terroristët e kanë braktisur këtë banesë disa orë pas masakrës./tvklan.al