Autoritetet kanë publikuar fotot e 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, i cili pasditen e së premtes vrau 8 persona nga dy familje të fisit të tij, në fshatin Resulaj të Vlorës.

Sipas raportimeve paraprake 24-vjeçari është i armatosur dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa me shpejt të vendndodhjes së autorit të krimit dhe i fton ata që të telefonojnë në numrin  069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.

Policia sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi këshillon banorët t’i shmangen përballjes më të, por të telefonojnë autoritetet./tvklan.al