Një shofer i dehur do të shkaktonte tragjedinë e djeshme për dy familje shqiptare në Athinë. Ishte ora 05:40 e mëngjesit. Kamioni i drejtuar nga një 64-vjeçar që kishte konsumuar alkool, humbi kontrollin dhe përplasi dy makina në rrugën Athinë – Pire. Nga përplasja humbën jetën dy shqiptarët Spiro Guri dhe Dhimitër Pabuko 65 vjeç. Ndërsa e plagosur rëndë mbeti Blerina Guri 35 vjeç, vajza e të ndjerit Spiro Guri.

Foto: Viktima Spiro Guri dhe vajza e tij e plagosur Blerina Guri

Foto: Viktima Spiro Guri dhe vajza e tij e plagosur Blerina Guri

Personat që shikoni në foto janë pikërisht at e bijë, që fatkeqësisht njëri humbi jetën kurse vajza ndodhet në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve. E ëma e 35-vjeçares foli dje për mediat greke, duke shprehur pikëllimin për aksidentin e rëndë, ku humbi bashkëshortin ndërsa vajzën e ka në gjendje të rëndë.

Foto: Viktima Spiro Guri

Foto: Viktima Spiro Guri

Me lot në sy, ajo shpjegoi se Spiro Guri po çonte vajzën në punë me makinë, si çdo ditë. Blerina punon në një furrë në Pire. Por këtë herë fati nuk ishte në anën e tyre.

Foto: Blerina Guri, e plagosur

Foto: Blerina Guri, e plagosur

Ndërsa, shqiptari i dytë Dhimitër Pabuko ishte nën drejtimin e makinës së dytë që u përplas nga kamioni. Nipi i tij foli i revoltuar për mediat greke, duke shprehur mllef për shoferin e trajlerit që shkaktoi aksidentin. Shoferi i kamionit kishte pirë alkool në sasi të mëdha kur përplasi dy makinat e shqiptarëve. Familjarë të tij thanë se ai është në gjendje të rëndë depresive prej shumë kohësh. Vite më parë i kanë vrarë vëllain dhe më pas ka humbur djalin në një aksident rrugor me motor. Shoferi është arrestuar nga policia dhe hetimet po vazhdojnë ende.  /

tvklan.al