Një fotografi me krokodilin ndoshta nuk është ide fort e mirë… Këtë padyshim e vërtetoi reporterja australiane e 9 News, Zarisha Bradley, e cila u tmerrua gjatë kohës që po tentonte të bënte një fotografi me zvarranikun, në dukje të qetë. Ai kërceu duke hapur gojën gjigante, që për pak sa nuk e kapi.

Duke folur për eksperiencën tmerruese, Bradley tha: “Nuk besoj se kam lëvizur ndonjëherë më shpejt në jetën time”.

Ajo po bënte një reportazh për krokodilin në fjalë të njohur si “Bonecruncher”.

Zarisha ishte vërtetë me fat. Muajin e shkuar një 24 vjeçar humbi gishtat pasi u sulmua nga një krokodil ndërkohë që peshkonte në Mandorah, Darwin. Rastet e lëndimeve serioze nga këta zvarranikë nuk janë të pakta në Australi./tvklan.al