Foto/ Policia jep detaje: Shkëmbim zjarri tek “Komuna e Parisit”, një i plagosur

Foto/ Policia jep detaje: Shkëmbim zjarri tek “Komuna e Parisit”, një i plagosur

20:31 03/08/2017

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një nga rrugët më të populluara të kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull 24 - vjeçari  Lorenc Hoxha, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po kryen krehjen e zonës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tvklan.al

sjell foto nga vendi ku ka ndodhur shkëmbi i zjarrit mes automjeteve. 

 

 

/tvklan.al
Të ngjashme
UKT