Mohamed Salah është vënë në qendër të kritikave për këtë foto të publikuar me familjen e tij me rastin e festave. 

Edhe pse futbollisti egjiptian thjesht ka pozuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij, ndjekësit myslimanë e kanë akuzuar atë se ka kaluar kufijtë.

Ata e kanë krahasuar 27-vjeçarin me Karim Benzema, i cili ka zgjedhur të mos postojë asgjë për festat e fundvitit.

Gjithsesi, polemikat për këtë fotografi pranë pemës së Krishtlindjeve, janë shoqëruar edhe me përkrahje të shumta nga fansat e Salah.

Klan Plus