Foto/ Sëmundja e panjohur e 9-vjeçares që ka habitur mjekët

Posta

Foto/ Sëmundja e panjohur e 9-vjeçares që ka habitur mjekët

18:37 31/08/2017

Një vajzë 9-vjeçare vuan nga një sëmundje e panjohur, që i shkaktuar anomali në kokë dhe në tru.

Truri dhe koka e vajzës janë zmadhuar jashtë çdo norme, dhe për këtë mjekët nuk kanë shpjegim.

Katie Renfroe, nga Florida, nuk mund të ecë apo të flasë dhe duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Fillimisht mjekët e diagnostikuan atë me çrregullime të zhvillimit të rritjes, megalencefalia, që shkakton rritje të trurit, por më pas ekspertët e hodhën poshtë këtë tezë.

Sëmundja e saj është e panjohur dhe mjekët thonë se mund të marrë emrin e vogëlushes. Mamaja e 9-vjeçares thotë se vajza nuk është diagnostikuar se nga çfarë sëmundje vuan dhe mjekët janë ende duke u përpjekur që ta gjejnë. Sipas saj, askush nuk e ka idenë se çfarë e ka shkaktuar zmadhimin e trurit dhe të kokës, dhe mjekët nuk kanë asnjë përgjigje.

Katie ka bërë disa ndërhyrje kirurgjikale, por asgjë nuk ka funksionuar. Ajo ndjek një shkollë për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe është në gjendje të përdorë kompjuterin dhe të bashkëveprojë me shokët e shoqet e klasës. Sikurse gjendja e 9-vjeçares që mbetet e padiagnostikuar, edhe prognoza e saj e ardhshme është e panjohur. /

tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi