Melania Trump, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka patur një surprizë të këndshme. Prindërit e saj kanë shkuar në Shtëpinë e Bardhë për ta vizituar.

Kur ata zbritën nga bordi i “Air Force One”, e gjithë vëmendja e gazetarëve u fokusua tek babai i Melania. Në mediat amerikane dhe në rrjetet sociale nisi një diskutim për ngjashmërinë që ka babai i saj me bashkëshortin, Presidentin Donald Trump.

Tipare pak a shumë të ngjashme, kravatë e kuqe, kostum…të gjithë këto detaje të përshkuara nga mediat amerikane duke e krahasuar babain e Melania me Donald Trump.

Çfarë dihet për Viktor Knavs, babain e Zonjës së Parë të SHBA?

Viktor Knavs ka qenë anëtar i Partisë Komuniste dhe ka punuar si shitës makinash në Slloveni. Ai u njoh me gruan e tij Amalija në vtin 1966 në një fabrikë që prodhonte veshje për fëmijë. Pas martesës, thuhet se familja e tyre ishte në gjendje të mirë ekonomike për atë kohë.

Në një intervistë të mëparshme për GQ, Melania ka thënë për babain dhe bashkëshortin: “

Të dy janë punëtorë, shumë të zgjuar dhe shumë të aftë. Megjithëse u rritën në mjedise krejtësisht të ndryshme, ata kanë të njëjtat vlera dhe të njëjtën traditë. Babai im është tradicional, respekton familjen, është i lumtur, kështu është edhe burri im”.

Mesa duket edhe Melania e pranon që mes babait dhe bashkëshortit të saj ka ngjashmëri, si në karakter ashtu edhe në tipare, përveç flokëve sigurisht.

Së fundmi, Melania dhe djali Baron u zhvendosën në Shtëpinë e Bardhë, pasi jetonin në Nju Jork për shkak të shkollës së djalit.

/tvklan.al