Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në Islandë, pasi u godit me thikë.

Klevis Sula, një 20-vjeçar nga Çorovoda u plagos mbrëmjen e 3 Dhjetorit në qendër të Reykjavik. Ai ndodhej në spital, por ndërroi jetë të mërkurën pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Sipas mediave atje, Sula jetonte prej vitesh në Islandë, ku kishte kryer edhe studimet. Ai ishte në shoqërinë e një tjetër të riu shqiptar, kur u përfshinë në një konflikt me një islandez, për arsye ende të panjohura. Ky i fundit u arrestua nga policia dhe pritet të dalë para gjykatës më 15 Dhjetor.

Sipas mediave islandeze, Sula jetonte me një të afërmin e tij, ndërsa me marrjen e lajmit, drejt Islandës kanë shkuar edhe prindërit e të riut. Trupi i 20 – vjeçarit pritet të kthehet në Shqipëri për ceremoninë e varrimit. 

/tvklan.al