Prillin e kaluar, Beyoncé njoftoi hedhjen në treg të firmës së saj të veshjeve, Ivy Park.

Fansat e saj tashmë prej 18 Janarit kanë mundësi që t’i blejnë të gjithë produktet e saj.

Ylli i popit bëri një set fotografik mbresëlënës ku shfaqej shumë seksi teksa reklamonte veshjet.

Beyoncé nisi linjën e Ivy Park në vitin 2016, në bashkëpunim me Topshop dhe bashkëthemeluesin e saj, Philip Green.

Ajo fitoi pronësinë e plotë të markës tregtare dy vjet më vonë pasi publikoi akuzat kundër Green për ngacmim seksual dhe diskriminim racor. /tvklan.al