“Fqinj me grabitësit”, të jetosh në të njëjtin pallat me të shumëkërkuarit

“Fqinj me grabitësit”, të jetosh në të njëjtin pallat me të shumëkërkuarit

00:00 24/03/2020

Klement dhe Eldi Çala ishin zhvendosur në një apartament në katin e pestë të një pallati në zonën e Qerretit.

Sipas banorëve të zonës, ata kishin ardhur në këtë apartament që prej datës 12 Mars së bashku me bashkëshortet dhe fëmijët. Apartamenti i pozicionuar me pamje nga deti momentalisht nuk dihet se në pronësi të kujt është, por sipas të dhënave ishte marrë me qira nga vëllezërit Çala.

Një familje nga Kosova që banon poshtë apartamentit me qira të familjes Çala, tregon për emisionin ‘Uniko’ gjithçka që ndodhi mëngjesin e së enjtes si dhe kontaktet me dy të shumëkërkuarit.

Por sipas banorëve, pjesëtarët e familjes Çala në ambientet e jashtme rrallë flisnin shqip, pasi kryesisht flisnin greqisht. /klanplus




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi