Sfida Danimarkë – Angli u mbyll në barazim

Në ndeshjet e Ligës së Kombeve ka qenë një përballje me shumë emocione ajo mes Francës dhe Kroacisë.

Ballkanasit shënuan të parët dhe u desh fundi i pjesës së parë të vinte barazimi për francezët me Griezman.

Të zotët e shtëpisë bënë presion dhe arritën avantazhin me autogolin e portierit kroat.

Në pjesën e dytë Kroacia shënoi sërish, por Franca shënoi edhe dy gola të tjerë duke e mbyllur ndeshjen me shifrat 4-2.

Me dy supergola te Cristiano Ronaldos, Portugalia siguroi fitoren në transfertë ndaj Suedisë, ndërkohë që sfida tjetër ajo mes Danimarkës dhe Anglisë u mbyll në barazim pa gola.

Tv Klan