U transferua në “Alianz Arena” për të shijuar tituj, por asnjë nuk shkoi sipas planeve për Herri Kejn. Sulmuesi anglez është kurorëzuar me çmimin individual “Këpuca e Artë” për sezonin 2023-2024 në futbollin Europian. Me 36 gola të shënuar në 2843 minuta në fushën e lojës, 30-vjeçari dominoi totalisht garën.

Distancat ishin të mëdha karshi rivalëve, teksa u shpall edhe golashënuesi i Bundesligës gjermane në sezonin e parë debutues. Ai u bë anglezi i parë që fitoi çmimin ndërsa luante jashtë Anglisë dhe lojtari i dytë i “Tre Luanëve” që e fitoi atë, pas Kevin Phillips nga Sanderlend në sezonin 1999-2000.

Në vendin e dytë është padyshim zbulimi i këtij sezoni. Sulmuesi nga Guinea, Guirasi ka mahnitur me Shtutgartin, pasi me 28 golat e tij e ndihmoi skuadrën edhe për tu kualifikuar në Ligën e kampionëve për sezonin e ardhshëm. Vetëm i treti për Erling Haland, norvegjezin kampion të Anglisë. Me 27 golat e tij ai kontribuoi në fitoren e titullit të katërt radhazi të Manchester City.

Ritmi vijon të mbetet i lartë prej tij, duke shënuar një gol në çdo 90 minuta në fushë, gjithsesi pa e shtyrë drejt fitimit të çmimit individual si “Këpuca e Artë”. Në Francë, shkëlqeu Kylian Mbappe, duke qenë në të njëjtin nivel me Haland të Cityt. Francezi ka shënuar mesatarisht 24 gola që nga kalimi i tij te Pari Së Zhërme, teksa këtë sezon e mbylli kampionatin me 27 gola.

Klan News