Plazhi i Divjakës ka joshur më shumë pushues nga qytetet afër tij për të kaluar këto ditë të nxehta. Grupe të organizuara zbarkuan këtë fundjavë në këtë pjesë të bregdetit.

Ditët e plazhit në Shtator për Divjakën janë të rralla, por moti i nxehtë ka rezervuar edhe vjeshtën për pushuesit.

Ata kanë ardhur kryesisht nga Shqipëria e Mesme, Tirana apo Elbasani. Po shfrytëzojnë rrezet e forta të diellit , i cili këtë fundjavë ka ngrohur edhe ujin e detin.

Të gjithë në det për fundjavë. Të organizuar kanë ardhur grupe njerëzish nga qytete të ndryshme të vendit.

Termometri shënon mbi 32 gradë dhe bregdeti është mundësia më e mirë për t’i shpëtuar vapës.

Plazhistët kanë hapësira më të mëdha për të shfrytëzuar në bregdet, rëra dhe uji është më i pastër dhe shërbimet më të lira.

Edhe peshkimi këto ditë po argëton amatorët e këtij sporti. Ujërat në këtë periudhë janë më të pastra dhe hapësirat më të mëdha për të ushtruar peshkimin. /abcnews.al