Një fshat në Kanada, Lytton ka regjistruar temperaturat më të larta vetëm një ditë pasi theu rekordin e vet. Ditën e hënë, temperaturat regjistruan 47.9 gradë Celsius nga 46.6 gradë Celsius gjatë ditës së dielë. Temperaturat e larta e kanë bërë të pamundur daljen jashtë të qytetarëve.

Përpara kësaj jave, temperaturat nuk kishin kaluar kurrë më shumë se 45 gradë Celsius.

Ndërkohë temperatura të tjera të larta janë regjistruar në Portland dhe Siatëll, në SHBA, përkatësisht 46.1 dhe 42.2 gradë Celsius.

Ekspertët mendojnë se rritja e temperaturave pritet të rrisë frekuencën e fenomeneve ekstreme të motit, si valët e nxehtësisë. Në qytetin pranë Lytton, Burnaby, janë raportuar 25 vdekje të papritura të moshave të rritura për shkak të nxehtësisë./tvklan.al