Fshehën bizhuteri me vlerë 1 mln Euro, këta janë 3 shqiptarët që grabitën 66 banesa(Video)

Fshehën bizhuteri me vlerë 1 mln Euro, këta janë 3 shqiptarët që grabitën 66 banesa(Video)

18:06 23/05/2019

Itali- Në vazhdim të operacionit të policisë së Pordenone ku u arrestuan 3 shqiptarë, pasi akuzohen për vjedhjen e 66 banesave, policia ka gjetur stoli me vlerë 1 milion Euro që ishin përfituar nga grabitjet. Sipas policisë italiane shqiptarët kanë kryer 66 vjedhje të shtëpive dhe vilave në Veri- Lindje të Italisë në periudhën Nëntor 2018 deri në Shkurt 2019.

Ditën e mërkurë policia ka zbuluar se banda e shqiptarëve kishte fshehur më shumë se 1.3 kilogramë stoli që kapin vlerën e 1 milionë Eurove, një pistoletë si dhe një kasafortë me municione. Pas konfiskimit të telefonëve të tre shqiptarëve, u bë i mundur zbulimi i vendit ku fshiheshin bizhuteritë. Më pas grupi hetimor ka ushtruar kontroll në një banesë të braktisur si dhe në zonën e pyllëzuar që shtrihej përgjatë lumit në zonën e Coneglianese dhe Sacilese.

Policët kontrolluan në disa vende dhe zbuluan se grabitësit i kishin groposur xhevahiret dhe një pistoletë markë “Smith & Wesson Model 38”.

Ndërkohë hetimet janë duke vazhduar në mënyrë që të identifikohen pronarët e bizhuterive të vjedhura. Zonat ku shqiptarët kanë kryer vjedhjet janë provincat e Pordenonit, Trevisos dhe Bellunos.

Në pranga kanë rënë Darjel Prushi, 27 vjeç nga Kruja, me precedent të mëparshëm kriminal, i cili jetonte në Conegliano në Via Kennedy; Edmod Ethemaj, i njohur si “Mondi”, 35 vjet nga Peqini banues po në Conegliano, edhe Nikoll “Niku” Dobrozi, 27 vjeç, nga Mamurrasi pa një vendbanim fiks.

Mediat italiane bëjnë me dije se tre shqiptarët e arrestuar janë në burg që prej 25 Prillit dhe gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se kanë kryer grabitjet. Shqiptarët ishin një shoqatë kriminale e mirë strukturuar, e specializuar për vjedhjet në shtëpi me zbritjen e kasafortave. Nga verifikimet e deri më tanishme, policia ka verifikuar se janë rreth 2 milionë Euro të ardhura që janë përfituar nga grabitjet e banesave dhe vilave.

Gjithashtu u verifikua se një pjesë e sendeve të vjedhura janë sjellë në Shqipëri.

Një pjesë e mirë e bizhuterive të vjedhura u janë rikthyer pronarëve të ligjshëm, vlera e të cilave kap shifrën e qindra, mijëra Eurove./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT