Blutë e Tiranës kanë arrestuar një 25-vjeçar gjatë aksionit të koduar “Furnitori”, i cili shpërndante doza kanabisi në kryeqytet.

Policia kishte marrë informacione se i riu me iniciale K.Dh. po shpërndante lëndë narkotike në zonën “Ish-parkut të autobusëve”. Ai u arrestua në flagrancë gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së shtunës.

Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjetën 44.2 gramë kanabis i ndarë në doza të vogla të futura në qese farmaceutike gati për shitje, si dhe 650 mijë Lekë të vjetra të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. /tvklan.al