Një restorant në Kinë ka kërkuar falje publike pasi detyroi personat që kishin ardhur të peshoheshin përpara se të porosisnin ushqimin. Kjo politikë e restorantit hyri në fuqi pas një fushate të bërë publike pak ditë më parë nga Presidenti kinez Xi Jinping që synon të shmangë shpërdorimin e ushqimit.

Restoranti i mishit në qytetin e Changsha-së vendosi dy peshore të mëdha në hyrje gjatë kësaj jave. Më pas, punonjësit u kërkuan personave që donin të hynin të mateshin ndërsa të dhënat t’i hidhnin në një aplikacion që do t’i sugjeronte një menu.

Por kjo politikë shkaktoi zemërim në rrjetet sociale. Hashtaget me emrin e restorantit u panë më shumë se 300 milionë herë në platformën sociale Weibo. Restoranti më pas kërkoi falje për interpretimin e saj të fushatës “Pjata e pastër”.

Xi bëri publike këtë javë këtë fushat duke thënë se shpërdorimi i ushqimit në Kinë është në nivele alarmante./tvklan.al