Gal Godot ka sjellë në jetë vajzën e saj të katërt. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja në një postim në rrjetet sociale. Aktorja e njohur postoi një foto të vogëlushes së saj të porsalindur në krahë, pak pas lindjes dhe shkroi për shtatzëninë e saj të vështirë, të cilën e mbajti larg syrit të publikut.

Emri i vajzës së vogël është Ori dhe sipas aktores është një emër në gjuhën hebraike që do të thotë dritë. Në janar të vitit 2022, Gadot u shpreh gjatë një interviste se i pëlqen shumë procesi i lindjes, saqë do ta bënte një herë në javë nëse do të mundej.

Pavarësisht dashurisë së saj për lindjen e fëmijëve, Gadot tha se shtatzënitë janë të vështira për të. Gadot dhe bashkëshorti i saj prej shumë vitesh, Jaron Versano kanë 3 vajza të tjera, Alma 12 vjeçe, Maya 6 vjeçe dhe Daniela 2 vjeçe.

Klan News