Lajme Arkiva 2003

“Zenit” është galeria më e re e artit figurativ e çelur në kryeqytet. E pozicionuar në Pallatet Agimi kjo galeri e re ka promovuar edhe ekspozitën e parë të çelur në ambientet e saj.

Kanë qenë 6 nga emrat më të njohur të artit figurativ shqiptarë që kanë ekspozuar për herë të parë në këtë galeri të vogël, por shumë të këndshëm.

Ata janë Ali Oseku, Gazmend Leka, Artan Peqini, Ardian Kapo, Ardian Isufi dhe Dritan Nasi, të cilët kanë paraqitur përpara publikut punë të zgjedhura në pikturë të dimensioneve të ndryshme, skulptura qeramika etj.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kritiku i njohur italian për artin figurativ Giorgio Segatto, ai ka versuar punën e artistëve shqiptarë, duke i cilësuar si mjaft të arrira përpjekjet e tyre drejt pozicionimit  në artin modern bashkëkohor.

Në çeljen e galerisë “Zenit” kanë marrë pjesë personalitete të njohur të artit, përfaqësues të trupit diplomatik, gazetarë etj./tvklan.al