Komisioni Europian ka gati planin për heqjen e vendimmarrjes unanime në procesin e anëtarësimit të vendeve të reja në Bashkimin Europian. Prestigjioza Politico citon burime pranë institucioneve të Bashkimit Europian në Bruksel, që konfirmojnë se Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen pritet ta prezantojë publikisht planin së shpejti.

Përfitueset kryesore nga plani i ri janë vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina e Moldavia që janë në rrugën e përmbushjes së kushteve për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.

Plani parashikon ndryshim të qasjes së unionit ndaj vendeve aspirante. Brukseli nuk do të ndjekë më parimin “gjithçka ose asgjë”, ku vendet anëtarësohen vetëm nëse përmbushin të gjitha kushtet.

Sipas propozimit të Komisionit Europian, vendet aspirante përfitojnë gradualisht avantazhet e vendeve anëtare, bazuar tek reformat që përmbushin.

Vendimet pritet të merren me një shumicë të cilësuar vendesh anëtare, ku do të ketë edhe masa shtesë marrin parasysh interesat strategjike të vendeve anëtare.

Propozimet kanë mbështetjen e vendeve kryesore të unionit si Gjermania dhe Franca.

Rasti i fundit kur një vend anëtar ka përdorur veton në proceset integruese ndaj një vendi aspirant është ai i para disa muajve i Greqisë kundër Shqipërisë.

Tv Klan