Rama: Gati për nëpunësin publik dixhital

Një javë pasi zhvilloi takimin e parë “online” me të rinj që kanë studiuar jashtë me rezultate shumë të mira, Kryeministri Rama u takua virtualisht me të tjerë aplikantë që kanë shfaqur interes për nismën e tij “Gati për Shqipërinë” .

Arsimi e shëndetësia ishin disa nga sektorët ku të rinjtë sollën vizionin e tyre.

Aplikantja: Kam eksperiencë 5-vjeçare në arsim.

Rama: Ky është prezantimi që na duhet.

Aplikantja: Doja të jepja kontributin në shëndetësi.

Rama: Që sot në 17:00 eja sot në Kryeministri.

Jo me pak interes u panë idetë si dhe projektet që kishin të bënin me dixhitalizimin.

Një gjë duhet ta them për të gjithë që ne po mendojmë e për një referat, si Gentiana që e shprehu troç që duan të kontribuojnë në mënyrë sistematike jo thjesht për një projekt, të hapim një segment të administratës sonë të lartë për nëpunës publik dixhital që punojnë nga shtëpia“, tha Rama.

Por nismës së lançuar nga Kryeministri iu bashkuan edhe të huaj.

“Jam francez, më lidh me fushën e transportit”, tha aplikanti.

Ajo që e surprizoi ishte prezantimi i këtij të riu.

Aplikanti: Jam i gatshëm të kontriuboj në inovacion.

Rama: Sa te të gjejmë një aeroplan, bujrurm më mire të rrish në tokë për momentin.

Pjesë e kësaj nisme u bënë edhe shtetas shqiptarë të cilët prej më shumë se tre dekadash në vende të BE-së dhe SHBA-së.

Platforma “Gati për Shqipërinë”  është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri. Në muajin maj kryeministri Rama ftoi studentët ekselentë të përfshihen drejtpërdrejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë qeverisës.

Tv Klan