Genc Pollo intervistë për takimin e kryeministrit Majko me studentët grevistë. Sipas Genc Pollos kryeministri Majko në këtë takim premtoi se do plotësojë kërkesat ekonomike të studentëve dhe një nga pikat që i takon çeshtjes Hajdari. Genc Pollo u shpreh se ata do ia dërgojnë shumë shpejt projekt ligjin rreth kësaj çeshtje kryeministrit dhe më pas ai të miratohet në Parlament.

Nënshkrimi i marrëveshjes së pikave të kërkesave midis studentëve grevistë dhe qeverisë u finalizua në plotësimin e tyre. Kryeministri Majko në takimin që pati me studentët e pranoi se do të nënshkruante propozimin e bërë nga Partia Demokratike lidhur me grupin e prokurorëve për zbardhjen e çeshtjes Hajdari. Nga ana jonë ky propozim do i dërgohet kryeministrit shumë shpejt për t’u miratuar më pas në Parlament. Nëse ekziston dëshira, për një javë ky ligj mund të hyjë në fuqi.”– tha Pollo./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe