Generda Braçe, njëra nga vajzat finaliste të Love Story ka folur së fundmi për jetën e saj dhe pritshmëritë që ka për të ardhmen.

Ajo ka rrëfyer për programin “Daily Love Story” se kur ka qenë në moshë të vogël, ka jetuar në Itali me prindërit, ku kishte fituar edhe çmimin e tretë për një ese që kishte shkruar.

Generda si do ndihesh nëse Saimiri nuk të zgjedh ty të hënën dhe nuk do ta shohësh më?

Nuk e di çfarë të them sepse mendoj se po e mora trëndafilin e fundit do ta marr. Nuk jam fare posesive, unë të lë të lirë sepse të jap besim por po më zhgënjeve nuk ka kthim mbrapsht.

Po një cilësi tënden që Saimiri do ta dashurojë?

Jam shumë besinke.

Si e shikon Generda veten pas 5 vitesh?

Me një familje patjetër dhe me një bebe. Tre fëmijë i dua patjetër. Dua të realizohem akoma më shumë në punë, në detyrë.

Ka një episod në jetën tënde që të ka bërë kjo që je sot?

Po, ka pasur disa episode që më kanë bërë akoma më të fortë se ç’kam qenë. Unë them që çdo njeri duhet t’i thotë sepse të bëjnë të mësosh. Momenti më i lumtur për mua ka qenë kur lindi motra ime sepse kam qenë 9 vite vetëm.

Çdo të hënë para emisionit më nis një mesazh vokal 2-minutësh. Më thotë të qëndroj e fortë, je vajzë e mirë, jam krenare dhe në fund thotë të dua shumë.

Ti Generda shkruan, mund të na tregosh historinë tënde?

Unë kam jetuar në Itali dhe aty kemi filluar jetën jashtë Shqipërisë dhe kemi kaluar 12 vite. Qeshë futur në një konkurs për emigrantët për mënyrën se si kanë ardhur në Itali.

Dhe pata marrë pjesë dhe do i bëja një intervistë mamit sepse unë isha e vogël dhe nuk e dija se përse kishim ikur. Pyeta mamin, ajo s’kishte nerva, më tha përse duan të na e dinë historinë, këto gjërat tipike shqiptare.

E shkruajta esenë dhe i’a dërëzova mësueses dhe ajo e dorëzoi në Muzeun e Librit në Torino. Pas disa javësh na erdhi përgjigja që unë kisha fituar çmimin e tretë në të gjithë Italinë dhe ishte rekord sepse isha fëmija më i vogël në moshë që kishte fitur një çmim të tillë.

Pastaj shkuan në Torino dhe mbajta atë fjalimin tim dhe kjo historia ime është në një libër që shitet./tvklan.al