Ronaldo pushim te Juventusi

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez  duket se po relaksohet në maksimum, teksa së fundmi  ka postuar disa foto  në mediat sociale, ndërsa ishte në detin Mesdhe.

Modelja spanjolle ka treguar për 24 milion ndjekësit e saj në Instagram, pamje mahnitëse të Monakos nga jahti i saj, ndërkohë që  Cristiano Ronaldo ishte në stol te Juventus.

27-vjeçarja ka postuar gjithashtu një trajtim paksa të çuditshëm që po bën. Georgina ka postuar këmbët e saj të mbështjella me fasha.

Sipas Mundo Deportivo, trajtimi  besohet të jetë një terapi bukurie, megjithëse është e paqartë saktësisht se për cfarë shërbejnë fashat, dhe cilat janë përfitimet e përdorimit të tyre.

Ndërkohë duket se nuk është vetëm Rodriguez që po përfiton nga një relaksim, pasi gjithashtu edhe partneri i saj Ronaldo ishte në pushim në fitoren e Zonjës së Vjetër 3-1 kundër Lazios të Shtunën.

Klan News