Gigi d’Alessio romancë me një avokate




Gigi d’Alessio romancë me një avokate

23:59 23/06/2021

Këngëtari i njohur italian po përjeton një histori dashurie me një vajzë 26 vite më të re

Këngëtari italian Gigi D’Alessio ka nisur një romancë të re me avokaten Denise Esposito. Çifti nuk e ka fshehur lidhjen e tyre dhe duket se ata nuk e kanë problem të dalin së bashku në publik.

Bukuroshja bionde është 26 vite më e vogël se këngëtari. Në profilin e saj në Instagram ajo tërheq vëmendjen për shkak të formave trupore perfekte.

Ajo është 28 vjeç, ndërsa ai 54 vjeç.

Të dy u fotografuan nga paparacët në  Romë. Duket se historia e tyre ka zgjatur prej disa muajsh. Ata jetojnë së bashku në vilën e këngëtarit jashtë Romës, ku ai jetoi deri para ca kohësh me ish të dashurën. Ai duket se e ka hedhur prapa krahëve historinë me Anna Tatangelo dhe është një kapitull i mbyllur.

Ata u takuan vitin e kaluar gjatë një shfaqjeje dhe një video në Tik Tok do të konfirmonte historinë  e tyre të dashurisë.

Klan News





Të ngjashme