Bashkëshortja e një punonjësi policie është gjetur e vdekur brenda banesës së saj. Sipas informacioneve paraprake, vdekja i është shkaktuar nga plagë me armë zjarri.
Burimet nga Policia e Durrësit thonë për
tvklan.al
se bëhet fjalë për vetëvrasje. Viktima është Merita Hajdari 47 vjeç. Ajo është bashkëshortja e oficerit Sherif Hajdari. 47-vjeçarja dyshohet se u vetëvra me armën e bashkëshortit.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për këtë ngjarje. Trupi i viktimës është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
Njoftimi paraprak i Policisë së Durrësit:
Më datë 06.08.2018, rreth orës 13:20, në lagjen Nr.7, Durrës është gjetur e vrarë në banesë me armë zjarri shtetësja M.H. 47 vjeçe. Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/ tvklan.al