Një 66-vjeçar është gjetur mëngjesin e kësaj të mërkure pa shenja jete në rrugë. Policia e Durrësit bën me dije se trupi i viktimës është konstatuar nga kalimtarët në Arapaj.

Më datë 30.09.2020, rreth orës 08:15, në Arapaj, Durrës, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës”, njoftojnë autoritetet.

Po ashtu deri tani bëhet me dije se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Hetimet po vijojnë për këtë rast./tvklan.al