Trupi i një gruaje është gjetur i ndarë në dy çanta në një park në Bronx, New York City. Ngjarja e cila ka shokuar mbarë opinion publik atje ka ndodhur pasditen e së premtes.

Ka qenë një punëtor i parkut lokal që zbuloi dy çanta të dyshimta në një trotuar. Ai hapi njërën prej tyre dhe pa flokë njeriu dhe menjëherë telefoni zyrtarët e parkut ku zbuluan se brenda dy çantave kishte mish njeriu.

Ata telefonuan policinë e cila zbarkoi në vendngjarje, ku u konfirmua se brenda çantave ishte një trup i prerë.

Pas ekzaminimit mjekësor rezultoi se mishi i ndarë në dy çanta i përkiste një gruaje të moshës 20-30 vjeç. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje makabre.

Pjesët e trupit të viktimës do hetohen për të nxjerrë në pah detaje të reja.

Pak orë më vonë policia ka gjetur një thikë në afërsi të parkut ku ndodhi ngjarja, por nuk dihet ende nëse ajo është përdorur për të therur viktimë, apo ka të bëjë më diçka tjerër.

Zyrtarët janë shprehur se kjo është një ngjarje që nuk ndodh shpesh dhe është shumë delikate.

/tvklan.al