Një person është gjetur i mbytur në liqenin e Ohrit në Pogradec.

Trupi i pajetë është konstatuar nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar më pas policinë.

Viktima është rreth 60 vjeç, ndërsa identiteti nuk dihet. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore. /tvklan.al