Ukraina i shkakton humbje Spanjës në Ligën e Kombeve

Gjermania barazoi për herë të tretë në këtë sezon të Ligës së Kombeve. Takimi i luajtur në shtëpi me Zvicrën përfundoi 3 – 3. Ukraina befasoi Spanjën duke e mundur me rezultatin 1 – 0. Përfaqësuesja spanjolle gjithsesi mban kreun e grupit, por ajo gjermane dhe ukrainase janë vetëm 1 pikë pas.

Azerbajxhani i De Biazit barazoi pa gola me Qipron. Azerët patën një mundësi të artë për të shënuar, por portieri kundërshtar e priti atë. Ndeshja u zhvillua në Elbasan, për shkak të konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Tv Klan