Gjermania e Spanja shpartallojnë rivalët, Bale tripletë për Uellsin

Emrat e mëdhenj të futbollit europian nuk gabojnë në ndeshjet e pesta eliminatore të Botërorit të vitit të ardhshëm. Gjermania nuk u kënaq së shënuari gola përballë Armenisë, duke triumfuar me shifrat e thella 6-0 dhe rrëmbyer kështu kreun e grupit J kundrejt armenëve.

Gnabri ishte protagonist me një dopietë personale, ndërsa goleada u plotësua nga emra si Reus, Werner, Hofmann dhe Adeyemi. Kjo është fitorja e katërt për ekipin e trajnerit Hansi Flick. Në duelin e ardhshëm, Pancerat sfidojnë Islandën në transfertë.

Fitore me goleadë regjistroi edhe Spanja, 4-0 në shtëpi përballë Gjeorgjisë.Rivali i radhës i Kosovës nuk e diskutoi për asnjë moment tre pikëshin. Një fitore me mjaft shpresa për Spanjën që merr kreun e Grupit B, por ka 2 ndeshje më shumë se përfaqësuesja suedeze.

Garet Bale ishte i jashtëzakonshëm, duke i dhënë Uellsit fitoren 3-2 me përmbysje ndaj Bjellorusisë. Sulmuesi realizoi të 3 golat për skuadrën e tij për të mbajtur gjallë shpresat për një biletë në Kupën e Botës që zhvillohet vitin e ardhshëm në Katar.

Klan News