Shirat kanë mbuluar fushat e Dropullit edhe rrugët nacionale drejtë Gjirokastrës. Gjatë gjithë ditës së djeshme shirat kanë rënë pa pushim duke sjellë daljen nga shtrati të lumit Drino duke bllokuar plotësisht Viroin në Gjirokastër.

Vështirësi të mëdha ka krijuar kjo përmbytje në rrugën nacionale drejtë qytetit të Gjirokastrës ku shumë automjete janë bllokuar për shumë orë. Policia rrugore e Gjirokastrës është në gatishmëri të lartë për shkak të flluksit të makinave të emigrantëve të kthyer nga Greqia.

Për shkak të përmbytjes nga shirat kanë ndodhur disa aksidente. Qarkullimi rrugorë në këto rrugë nacionale pritet të vështirësohen më shumë nësë rëshjët e shirave nuk pushojnë./tvklan.al