“Çështja për zgjedhjet e 30 Qershorit është unike”

Gjykata Kushtetuese ka shpjeguar se perse iu drejtua për një opinion Komisionit të Venecias për çështjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit, duke shprehur shqetësimin për ato që i quajti “keqinterpretime dhe keqinformim” në lidhje me këtë temë.

“Çështja mbi procesin zgjedhor të datës 30 Qershor të vitit 2019 është e një natyre unike”, shprehet Gjykata Kushtetuese në një njoftim për mediat, duke kërkuar një klimë besimi për punën e saj.

Debati i ditëve të fundit u konsiderua jokonstruktiv nga juristët e Kushtetueses dhe sipas tyre, ai mund të perceptohet si përpjekje për ta përfshirë gjykatën në debate me ngjyrime politike, të veshura nën petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrjen e saj në lidhje me themelin e çështjes dhe si ndërhyrje në pavarësinë e saj.

Tv Klan